Basha në gjykatë për falsifikim dokumentash, prokurori Kolë Hysenaj refuzon të firmosë

Shqipëria

Basha në gjykatë për falsifikim dokumentash, prokurori Kolë Hysenaj refuzon të firmosë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 16:49
Lulzim Basha

Për të dytën herë kreu Lulzim Basha do të përballet në gjykatë me drejtësinë shqiptare. Pas gjyqit për akuza korrupsioni në ndërtimin e Rrugës së Kombit, zoti Basha do të shkojë në Gjykatën e Tiranës si i pandehur për lobimin 675.000 usd në SHBA.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë e PD, për të njoftuar kreun e kësaj partie Lulëzim Basha, se ndaj tij kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA përmes kompanisë offshore Biniata Trade.

Nga kjo shkresë që disponon Top Channel, zoti Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi njoftohet nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha se kanë përmbyllur fazën hetimore dhe ndaj tyre rëndojnë akuzat për falsifikim të vulave dhe stampave.

Por, me këtë çështje janë marrë tre prokurorë sëbashku me dy të sipër përmendurit ka qenë edhe Kolë Hysenaj i cili ka refuzuar të firmosë kërkesën për gjykim.

Hysenaj ka refuzuar që të japë shpjegim ne lidhje me vendimin e tij për të mos firmosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat