Fatos Qato/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK, “gjyqtari nuk justifikon pasurinë”

Shqipëria

Fatos Qato/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK, “gjyqtari nuk justifikon pasurinë”

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 17:32
KPA lë në fuqi vendimin e KPK, “gjyqtari nuk justifikon pasurinë”

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur vendimin për ankimimin që kishte bërë Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Fatos Qato, në lidhje me shkarkimin e tij nga KPK pasi ai nuk justifikonte pasurinë.

Vendimi i publikuar sot:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj  relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.7/2019, datë 11.02.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatos Qato kundër vendimit nr. 87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1 Lënien në fuqi të vendimit nr. 87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Qato.

2 Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.11.2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat