Takim me të rinjtë në Krujë, Basha: 10 mijë studentët më të mirë do marrin një vit stazh pune me pagesë

Shqipëria

Takim me të rinjtë në Krujë, Basha: 10 mijë studentët më të mirë do marrin një vit stazh pune me pagesë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 19:45
Lulzim Basha

Në një takim me të rinjtë në Krujë, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se papunësia dhe mjerimi janë produkt i kësaj qeverie dhe se e vetmja rrugë që kjo qeveri i ka treguar rinisë është emigracioni.

Teksa i mëshoi vazhdimisht çështjes së emigracionit, Basha u shpreh:

“Rinia është përballë dy zgjidhjeve, kriminalizimin ose emigrimin. Unë ju premtoj se do bëjmë gjithçka që të mos zgjidhni këto dy rrugë, por të qëndroni e të ndërtoni të ardhmen këtu. Kemi gjithçka, por na duhet një qeveri që mendon për ju. Duke parë vendosmërinë tuaj, jam i bindur se nuk do të jetë e largët dita kur energjia e rinisë do të përfshijë çdo shqiptar. Duhet të investojmë për të përgatitur krahun e punës së kualifikuar që të përfitojmë nga mundësia që na jep pozicioni në zemër të Evropës. 10 mijë studentët më të mirë do marrin një vit stazh pune me pagesë nga buxheti i shtetit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat