Mërgimtari shqiptar i shpëton jetën 12 vjeçares nga Shqipëria

Shqipëria

Mërgimtari shqiptar i shpëton jetën 12 vjeçares nga Shqipëria

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Historia e Joridës preku jo pak shqiptarë dhe duket se lotët e dhimbjes së saj i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Vajza nga Ballshi vuan nga një problem i rëndë shëndetësor dhe ka nevojë që të operohet për të shpëtuar jetën. Jorida vuan nga skolioza, e cila i është shfaqur që në moshën 8 vjeçare. Fatkeqësisht për të renë, problem ka qenë mbledhja e parave pasi ajo do duhet të kryejë dy operacione që kushtojnë 26 mijë e 500 euro.

Historinë e saj e publikoi emisioni ‘shqiptarët për shqiptarët’ javën e kaluar dhe këtë të premte, një familje nga Kosova ka sjellë një lajm të mrekullueshëm për vajzën.

Në klasën e saj në Ballsh ka shkuar një mësues nga Ferizaj, i cili është shprehur se ajo nuk do të ketë më nevojë të derdhë lot, pasi ai dhe familja e tij kanë vendosur që t’i paguajnë operacionin. Mësuesi nga Kosova i dha një letër për ta lexuar Joridës ku njoftohej se do të merrej përsipër kostoja e operacionit.

Ndërkohë në banesën e Joridës, djali i mësuesit (mergimtar ne Gjermani) i shoqëruar nga nëna, i ka dhënë lajmin prindërve që do të japë paratë për operacionet e vajzës. Familja nga Ferizaj dha një shumë të konsiderueshme parash, gjysmën e nevojshme, pasi gjysma tjetër është arritur të mblidhet falë dhjetëra kontributeve të dhëna nga shqiptarët.

“Po ma freskon shpirtin kjo!”, tha Xhelal Bega, i cili plotësoi shumën e parave të operacionit të vajzës. Lajmi i Xhelalit i ka lënë pa fjalë prindërit që janë mbytur nga lotët dhe emocionet. Elvis Naçi nga ana e tij u shpreh se paratë janë mbledhur dhe është caktuar tashmë dhe data për të kryer operacionet për Joridën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat