Reshje në të gjithë vendin dhe shtrëngata në... / Ja surprizat e motit për sot

Shqipëria

Reshje në të gjithë vendin dhe shtrëngata në... / Ja surprizat e motit për sot

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 07:03
Ilustrim

Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për ditën e nesërme, e shtunë 9 nëntor 2019.

RESHJET

Sot (e shtunë, dt.09) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër në pjesën e dytë të ditës së nesërme.

TEMPERATURAT

Sot (e shtunë, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 20 °C

në vendet e ulëta: 12 / 20 °C

në vendet malore: 7 / 14 °C

ERA

Sot (e shtunë, dt.09) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat