Kraja: Me diasporën shqiptare është abuzuar

Shqipëria

Kraja: Me diasporën shqiptare është abuzuar

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 08:33
Akil Kraja

Ish-këshilltari demokrat, Akil Kraja i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” tha se me Diasporën është abuzuar, para dy vitesh në Kongresin e Diasporës dhe tashmë kjo iniciativë ka përfunduar në propagandë.  

Akil Kraja: Kam raste ku grupe prodhuesish fasonë janë grupuar mes tyre dhe kanë marrë edhe hapësira në panaire si ato të Italisë në mënyrë të përbashkët duke ndarë edhe kostot. Iniciativat nga vetë biznesi do të kishin një efekt jashtëzakonisht shumë pozitiv për promovimin e një diplomacie ekonomike alternative.

Besoj që partneritetet universitare janë kyçe në promovimin e diplomacive ekonomike. Studime mbi anvantazhet krahasuese të Shqipërisë për turizmin, fasonet, mineralet. Univeërsitetet jo vetëm mund të promovijnë Shqipërinë nëpërmjet studimeve, por edhe të sjellin në Shqipëri praktika të reja në të bërit biznes dhe të bërit auditim.

Diaspora u abuzua në mënyrë masive, në "Kongresin e Diasporës" para dy vitesh, ndërkohë që duhet të ishte krejt e kundërta.  Ajo sikur është lënë si iniciativë dhe përfundoi në propagandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat