Shoqëria Civile: Minishengeni Ballkanik, tradhëti kombëtare

Shqipëria

Shoqëria Civile: Minishengeni Ballkanik, tradhëti kombëtare

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 16:17
Foto

Takimi tre palësh në Ohër mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ka sjellë reagim në anën tjetër të liqenit.

Minishengenin Ballkanik, aktivistë të shoqërisë cilvile e cilësuan tradhëti kombëtare dhe axhendë personale të kreut të qeverisë Rama.

Kalaja: Po bën një Jugosllavi të re pa praninë e Kosovës dhe duke orientuar Shqipërinë nga lindja dhe jo nga perëndimi.

Aulon Kalaja thotë se Kryeministri nuk u konsultua për këtë projekt as me partnerët ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Kalaja: Momenti kur po bëhet ky Minishengen Ballkanik dhe kur u lançua nga Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama ishte momenti që ne prisnim çeljen e negociatave nga BE.U duk si mjet presioni nga ana e kryeministrit Rama i cili i tha Europës në rast se ju nuk më pranoni, ja ku e kam Serbinë, Lindjen dhe Rusinë dhe unë do të shkoj me ta.

Tryeza e zhvilluar në Pogradec me temë “Për shqiptarët dielli lind nga perëndimi” ishte e gjashta në radhë ndërsa organizatorët kanë premtuar të tjera reagime kudo që ka shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat