“Një mandat i tretë”, Paloka-Spiropalit: Të vodhën shtëpinë dhe do që të “kompesosh humbjet”? - Bota Sot
“Një mandat i tretë”, Paloka-Spiropalit: Të vodhën shtëpinë dhe do që të “kompesosh humbjet”?

Shqipëria

“Një mandat i tretë”, Paloka-Spiropalit: Të vodhën shtëpinë dhe do që të “kompesosh humbjet”?

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 16:38
Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka replikuar me Elisa Spiropalin, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, e cila tha sot se Partisë Socialiste i duhet një mandat i tretë qeverisës me Edi Ramën kryeministër.

Paloka ngre disa pyetje në reagimin e tij kundër Spiropalit dhe i lidh ato me një grabitje të mundshme të shtëpisë së ministres.

“Pse i duhet Elisës një mandat i tretë? Mos vallë sepse në janar të këtij viti i hynë hajdutët në shteëpi? Po nëse i vodhën shtëpinë, pse nuk ka një denoncim zyrtar në polici?! Çfarë kanë vjedhur hajdutët në shtëpinë e ministres së Ramës , ish-drejtoreshë e doganave, që nuk e lejon të bëj denoncim në polici?! Prandaj i duhet një mandat i tretë, që të “kompensoj humbjet” dhe të barazohet prapë me kolegët?”, shkruan Paloka në reagimin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat