Vajza e Kadaresë kujton rënien e murit të Berlinit: Jetoja nën një regjim shtypës komunist

Shqipëria

Vajza e Kadaresë kujton rënien e murit të Berlinit: Jetoja nën një regjim shtypës komunist

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 17:08
Besiana Kadare

Në ditën përkujtimore të rënies së murit të Berlinit, që i dha fund epokës komuniste në Evropë, Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, tregon emocionet që përjetonte në Tiranë në atë periudhë.

“Unë jetoja nën një regjim shtypës komunist në Shqipëri, kur muri i Berlinit ra 30 vjet më parë. Kujtime të gjalla fillimisht të mosbesimit, më pas gëzimit dhe shpresës emocionuese që muret e burgut tonë gjithashtu mund të shembeshin dhe së shpejti mund të jetonim në liri dhe dinjitet”, shkruan Kadare.

Besiana Kadare shërben aktualisht si ambasadore e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat