Takohen Zaev, Rama dhe Vuçiq, Thaçi nuk po merr pjesë, Rama shkruan pas takimit

Shqipëria

Takohen Zaev, Rama dhe Vuçiq, Thaçi nuk po merr pjesë, Rama shkruan pas takimit

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:25
Pamje nga takimi Rama, Vuçiq dhe Zaev

(E plotësuar)-  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur nga homologu i Maqedonisë së Veriut në Samitin e Ohrit.

“Në takimin e mirëseardhjes së Kryeministrit Zaev në vigjilje të Samitit të Ohrit nesër, ku janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si edhe partnerët nga Brukseli, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve”, ka shkruar rama në Facebook.

***

Ka nisur në Ohër të Maqedonisë së Veriut takimi i dytë i tre prej liderëve të Ballkanit Perëndimor. Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq janë takuar për herë të dytë brenda një muaji, pas Novi Sadit, për të diskutuar mbi të ashtuquajturin “Shengen Ballkanik”.

Presidenca ka konfirmuar se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një bisede telefonike ia ka konfirmuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, se Kosova nuk merr pjesë në këtë samit.

Në këtë Samit, përveç Kosovës nuk do të marrin pjesë as përfaqësues të Malit të Zi.

Në takim do të diskutohet për zbatimin e lëvizjes së lirë të mallarave dhe njerëzve midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Synimi i takimit është gjetja e dakortësisë për një listë masash prioritare, kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020 dhe idealisht, para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Mësohet se këto masa, lidhen me kompletimin e të gjithë kuadrit ligjor dypalësh për realizimin e qarkullimit të lirë mes njerëzve me ID dhe për ato vende të cilat ende përdorin pasaporta në pikat e kalimit kufitar.

Në takimin e Ohrit do të diskutohen edhe disa masa praktike por me impakt në tregti mes vendeve tona në Ballkanin perëndimor përfshi pasjen e një udhërrëfyesi, për modernizimin e infrastrukturës së pikave të kalimit aty ku është e mundur, për heqjen e disa procedurave burokratike e të cilat mund të digjitalizohen etj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat