Në Samitin e Ohrit edhe Majlinda Bregu

Shqipëria

Në Samitin e Ohrit edhe Majlinda Bregu

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 20:04
Foto

Në samitin e Ohrit, që nisi pasditen e sotme dhe do të vazhdojë dhe nesër, po merr pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

Ndërkohë më herët, Zaev priti në një takim kryeministrin Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ndërkohë presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka rezervuar një darkë me Zaev, Ramën dhe Vuçiç.

Në axhendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.

Në këtë mbledhje nuk do të ketë prani të Kosovës, edhe pse pak ditë më parë ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ftoi Bosnjen, Maline Zi dhe Kosovën në këtë takim.

Ka qenë Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka konfirmuar për RTV ORA se nuk do të jetë pjesë e Samitit.

Pacolli: Nuk do të jem pjesë e Samitit pasi ftesa ka ardhur shumë vonë, sot, dhe unë ndodhem jashtë shtetit dhe e kam të pamundur të jem.

Pas takimit do të mbahet një seancë plenare e liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, mes të cilëve, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, Komisioni Europian, Banka Botërore dhe Banka Investuese Evropiane.

Sipas agjensive maqedonase synimi është gjetja e dakortësisë për një liste masash prioritare, kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020 para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Ashtu siç është bërë e ditur edhe pas takimit të parë në Novisad këto masa lidhen me plotësimin e kuadrit ligjor dypalësh për realizimin e qarkullimit të lirë mes njerëzve me ID dhe për ato vende të cilat ende përdorin pasaporta në pikat e kalimit kufitar

Në përfundim pritet edhe një konferencë shtypi e tre liderëve të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat