Mesila Doda ironizon “sfilatat e parlamentit”: Të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin

Shqipëria

Mesila Doda ironizon “sfilatat e parlamentit”: Të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 07:15
Deputetet shqiptare

E ftuar në emisionin "Mos i fol Shoferit" në RTV Ora , deputetja Mesila Doda  është pyetur  se sa harxhon ajo për veshjet e saj.

Mesila Doda: Blej gjithmonë atë që më duhet i mbaj edhe me vite. Nuk kam çmendurira unë nëpër garderoba, këto kostumet 1000 euro, 2000 euro, 3000 euro nuk janë fare në natyrën time. Sfilatat, bezdia ime sidomos firmat edhe ti mbajmë këto çantat me firma të mëdhaja sepse ti po jeton në Shqipëri ça po flet tani, ti po jeton në një vend ku 20 % e familjeve i ke në kufirin e varfërisë ku po shkon.

Në momentin që je politikan duhet të jesh super i kujdeshëm, për mua një çantë e mirë që rrin mirë dhe që nuk tejkalon kufijtë normal të çmimeve është ok për mua, këto teprimet nuk më pëlqejnë. Të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin.

Siç duket Mesila duhet të ketë pasur në mendje dikë apo një model politikanësh që bëjnë këto “sfilata” në parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat