Meta bën publike letrën drejtuar Ruçit: Ta lexojnë me vëmendje të gjithë depuetët

Shqipëria

Meta bën publike letrën drejtuar Ruçit: Ta lexojnë me vëmendje të gjithë depuetët

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 10:53
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë publike letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi mbi zgjedhjen/emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Meta thekson se këtë letër duhet ta lexojnë mirë të hjithë deputetët para se të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre.

“Duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka ngritja sa më parë e Gjykatës Kushtetuese, vetëm në respekt të Kushtetutës, e cila ndan përgjegjësitë dhe radhën e ushtrimit të këtyre përgjegjësive nga secili institucion, po ju bëj publike letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për këtë çështje mjaft të rëndësishme.

Po kështu, është e domosdoshme që këtë letër ta lexojnë me durim dhe kujdes, të gjithë deputetët përpara se të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat