“Lufta” e Metës për të emëruar partneren e Alibeajt anëtare të Kushtetueses

Shqipëria

“Lufta” e Metës për të emëruar partneren e Alibeajt anëtare të Kushtetueses

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 12:07
“Lufta” e presidentit Meta për të emëruar partneren e Enkelejd Alibeajt anëtare të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka pezulluar përkohësisht procesin për zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese.

Në arsyetimin e tij, në letrën drejtuar Kuvendit dhe KED, Meta deklaron se ka hasur shkelje dhe parregullsi. Është e qartë se gjithë lufta nuk bëhet për ndonjë parregullsi të pretenduar ngaana e presidentit Meta, por gjithë kjo situatëështë krijuar që Ilir Meta të emërojëpartneren e Enkelejd Alibeajt, Marsida Xhaferllarin anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Marsida Xhaferllari ka qenë kryeisnpektore e KLD-së në kohën që ky institucion drejtohej nga Ilir Meta, por edhe nga Bujar Nishani.

Marsida Xhaferllari, e preferuara e presidentit Ilir Meta për t’u emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuesë nga dokumentat e siguruara nuk plotëson kriteret për tu emëruar në këtë pozicion, sepse në të shkuarën asaj i janë konstatuar shumë shkelje. Edhe në aspektin e njohjes së profesionit, madje ajo është më pak e pikëzuara nga KED, për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese me 82.000 pikë.

Edhe në të shkuarën, më konkretisht në muajin shkurt të vitit 2015, ish-Presidenti, Alfred Moisiu, duke mos i treguar publikisht motivet që ishin informacion i klasifikuar, ka refuzuar të dekretojë Marsida Xhaferllarin si gjyqtare e Krimeve të Rënda, gjatë kohës që ishte president, edhe pse KLD e kishte emëruar.  Por gjërat ndryshuan pozitivisht për Marsida Xhaferllarin në kohën kur pushtetin e mori PD-ja, ku dhe u hap rruga e rritjes së saj në karrierë.

Nga vendimi i KED nr.126, datë10.09.2019 për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidaturës së Marsida Xhaferrllarit në vendin vakant për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese rezulton se ka probleme me Meritat Morale, ku është vlerësuar me 18 pikë nga 30 pikë totali dhe me  Integritetin Etik dhe Moral, ku është vlerësuar me 11.714 pikë.

Po nga ky vendim shihet që Marsida Xhaferrllari ka probleme edhe me reputacionin që gëzon në shoqëri dhe midis kolegëe, pasi është votuar me 6 pikë nga KED.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat