Nishani: Krijimi i Gjykatës Kushtetuese është e mirëpërcaktuar në Kushtetutë

Shqipëria

Nishani: Krijimi i Gjykatës Kushtetuese është e mirëpërcaktuar në Kushtetutë

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 16:52
Bujar Nishani

Krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe përzgjedhja e anëtarëve të saj është e mirë përcaktuar në Kushtetutë, shprehet ish-Presidenti Bujar Nishani. Në një intervistë për Ora News, ish-kreu i shtetit i kërkon institucioneve zbatimin e Kushtetutës.

Bujar Nishani: "Mënyra sesi ndërtohet Gjykata Kushtetuese është e përcaktuar qartazi në Kushtetutë. Presidenti i Republikës, kryeministri, qeveria, Parlamenti dhe cilido tjetër, të cilin Kushtetuta e ka parë të përfshirë në këtë proces kanë një obligim të padiskutueshëm vetëm zbatimin pikë për pikë, e presje për prejse të Kushtetutës."

I pyetur për krizën politike në vend Nishani e konsideron situatën si një krizë shumëdimensionale, shkak për të cilën sipas tij është lidhja e qeverisë me krimin.

Bujar Nishani: "Kriza sot është shumëdimensionale. Por në gjykimin tim hapi i parë që mban të mbërthyer edhe elementë të tjerë të krizës është për fat të keq kriminalizimi i shoqërisë. E keqja ka nisur tek inkriminimi i politikës."

Për procesin e negociatave ish-presidenti fajëson politikën e mbrapshtë në Shqipëri. Por pavarësisht mungesës së disa elementeve të rëndësishme, Shqipëria, shprehet Nishani ka një rol të rëndësishëm për sigurinë në BE.

Bujar Nishani: "Vërtet nuk jemi një treg i madh ekonomik që duhet të marrim dhe kalkulojmë edhe mungesën e interesit që vjen për elementë të caktuar siç është tregu i vogël ku jemi, por jemi krah i rëndësishëm për çështjet e sigurisë në Bashkimin Europian."

Sipas ish-presidentit shprehet se faji nuk duhet tu lihet partnerëve pasi kjo do të vështirësonte procesin e negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat