Mini-shengeni ballkanik, Hoti: Rezultativ nëse do arrihej një marrëveshje Kosovë-Serbi

Shqipëria

Mini-shengeni ballkanik, Hoti: Rezultativ nëse do arrihej një marrëveshje Kosovë-Serbi

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 20:14
Dritan Hoti

Iniciativë pozitive por krejtësisht të cunguar nëse nuk kemi më parë një njohje të Kosovës nga ana e Serbisë. Kështu e komentojnë ekspertët nismën e 5 vendeve për të krijuar shengenin e Ballkanit Perëndimor.

Dritan Hoti nga studioja e RTV Ora e vlerëson nismën pozitive, por pa normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi tha ai, çdo gjë është e cunguar dhe gjithçka duhet të nisë nga njohja që Serbia duhet ti bëjë Kosovës.

Hoti: Një iniciativë  pozitive, por jo një iniciativë thelbësore për zgjidhjen e asaj që quhet sfidave që hasim aktualisht që hasim në Evropën juglindore. Rezultativ do të kishte qenë mini shengeni Ballkanik duke u mbështetur  në dy premisë. Pikë së pari nëse do të arrihej një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi dhe do të ishte një derivat i tij. Nuk mund të ketë një mini shengen duke u nisur me qëndrime që burojnë nga reminishencat tradicionale ose klasike të Serbisë.

Por a është e justifikuar Kosova në këtë mungesë? Për Dritan Hotin, mungesa e një ftese zyrtare në Samitin e Novi Sadit të Serbisë nuk mund ta quajë Kosovën të vetëpërjashtuar.

Hoti: Precedent po e quajmë të mospjesëmarrjes. Në takimin e parë të Novi Sadit Serbia nuk i adresoi një ftesë. Pra kërkonte të mbante një takim për Minishengenin Ballkanik duke u nisur nga këndvështrimet e saj tradicionale përsa i përket Kosovës. Në këtë vazhdë Presidenti Thaçi se e ka të justifikuar refuzimin deri tani.

Por a do të jetë qeveria e re e Kosovës në Samitin e Durrësit në 21 dhjetor? Kjo është pyetja që mund ti përgjigjet vetëm qeveria e Albin Kurtit, i cili ende nuk ka një qëndrim të qartë për këtë çështje.

 Në rastin e takimit të dhjetorit një JO e Kosovës nuk do të ishte një JO për Tiranën zyrtare, e cila në këtë rast do të jetë organizatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat