Emigrimi i shqiptarëve: 10.000 të kthyer nga BE në 10 muaj, nuk i ndal as rreziku

Shqipëria

Emigrimi i shqiptarëve: 10.000 të kthyer nga BE në 10 muaj, nuk i ndal as rreziku

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 20:37
Foto

Dhjetë muajt e fundit në Shqipëri janë kthyer 10 mijë e 580 qytetarë shqiptarë që kanë shkelur rregullat e qëndrimit pa vizë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Në këto të dhëna nuk qartësohet se sa për qind e të riatdhesuarve janë azilkërkues.

Por me gjithë ashpërsimin e kontrolleve dhe rregullave qoftë në Shqipëri qoftë në Evropë, asgjë nuk i ndal ata më këmbëngulësit që të largohen nga vendi me mënyra nga më të ndryshmet, qoftë edhe shumë të rrezikshme.

Sipas të dhënave që Top Channel disponon rezulton se mesatarisht 4 shqiptarë çdo ditë kanë tentuar të largohen nga Shqipëria ilegalisht dhe janë kapur nga policia kufitare.

Shifrat tregojnë se nga janari 2019 deri në tetor 2019 janë ndaluar në kufi 1233 shtetas shqiptarë që po largoheshin ose përmes kufirit të gjelbër ose me dokumente fals.

Mensur Prenci u dha trafikantëve 13 mijë euro që ata ta ndihmonin të largohej ilegalisht nga Shqipëria për të ndërtuar një jetë më të mirë në Australi. Rrjeti i trafikantëve që niste edhe të tjerë përmes një agjencie në Tiranë, i garantoi udhëtimin klandestin, por 32-vjeçari nuk mbërriti kurrë në tokën e premtuar.

Që prej 2014 , Eduart Prenci, një ish-emigrant i paligjshëm, është vënë në kërkim të të vëllait të zhdukur, Mensurit, madje u bë shkak që Shqipëria të hapë hetimet e të dënojë njërin prej trafikantëve.

Edhe pse drejtësia  pranoi që Mensuri ishte viktimë e një rrjeti trafikantësh, bashkëpunëtorët e të akuzuarit nuk u zbuluan asnjëherë.

“Vëllai iku me peshkarexhë , iku në Indonezi, fillimisht u nis nga Bullgaria, pastaj aty mori biletë bëri udhëtim të gjatë deri në Indonezi, në Kupang më mori në telefon dhe më tha sa të mbërrij do të marrë. Por kjo ishte telefonata e fundit”,  shprehet Eduart Prenci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat