Rindërtohet qendra stërvitore e Forcës Tokësore shqiptare

Shqipëria

Rindërtohet qendra stërvitore e Forcës Tokësore shqiptare

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 10:36
Forca Tokësore shqiptare

Qendra stërvitore e Forcës Tokësore është rindërtuar, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe rritjes profesionale, sipas standardeve të NATO-s.

“Me rindërtimin e Qendrës Stërvitore të Forcës Tokësore, e mbi të gjitha me rikonceptimin e saj sipas një modeli të ri, kemi hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt rritjes së profesionalizmit dhe modernizimit të gjithë Forcave tona të Armatosura”-, njoftoi Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Gjeneral Brigade, Albert Mullai, Komandant i Forcës Tokësore, shprehet se bashkë me godinën është ndryshuar i gjithë koncepti i arsimimit. “Është futur në standardet perëndimore. Aktualisht po përdoren metoda moderne të drejtimit të trupave. Kjo është shoqëruar me krijimin e disa kabineteve të reja. Metodologjia e punës është sipas standardeve të ushtrisë amerikane”, tha ai.

“Këto ndryshime do t’i japin një hov të ri stërvitjes, duke u bazuar në standardin e ri të NATO-s dhe në misionin forcës tokësore për të mundësuar përgatitjen në ato nivele, që ushtari, skuadra dhe kompania e të gjitha njësitë, të rrisin kapacitete operacionale në funksion të fitores në fushëbetejë”-, nënvizoi Mullai.

Qendra Stërvitore e Forcave Tokësore është rikonceptuar me klasa dhe kabinete që do t’i shërbejnë përgatitjes së oficerëve dhe nënoficerëve. Kabineti i xhenio-kimi dhe ai i taktikës është ringritur nga e para. Po ashtu, pritet shumë shpejt dhe ngritja e një kabineti të ri ku përgatiten trupat që do shërbejnë në OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat