Kontrabandë me njerëz, arrestohen dy shtetas nga Shqipëria

Shqipëria

Kontrabandë me njerëz, arrestohen dy shtetas nga Shqipëria

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës raporton se afër urës së autostradës në Vërmicë patrulla e Policisë Kufitare ka ndaluar dy automjete të cilat kishin qenë duke pritur nëntë persona refugjatë duke hyrë në automjete, të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës.

Janë arrestuar dy (drejtuesit e automjeteve) të dyshuar,  shtetas të  Shqipërisë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat