Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska anëtare të Kushtetueses, Kuvendi miraton emërimin

Shqipëria

Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska anëtare të Kushtetueses, Kuvendi miraton emërimin

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 14:27
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi ka votuar për miratimin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese të Fiona Papajorgji dhe Elsa Toskës.

Kuvendi miratoi me votim të fshehtë elektronik me 105 vota pro e dy kundër fillimisht Elsa Toskën si anëtare.

Më pas po me 105 vota pro dhe 3 kundër u miratuar Fiona Papajorgji si anëtare.

Në seancë ishin të pranishëm 115 deputetë, ndërkohë që për emërimin tyre duheshin të paktën 84 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat