Zgjedhja e dy anëtarëve të Kushtetueses, PD: Puç kundër drejtësisë!

Shqipëria

Zgjedhja e dy anëtarëve të Kushtetueses, PD: Puç kundër drejtësisë!

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 15:18
Gazment Bardhi

Për Partinë Demokratike, zgjedhja e dy anëtarëve të reja të Gjykatës Kushtetuese është konsideruar si një puç kushtetues kundër drejtësisë së pavarur.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një deklaratë nga selia blu tha se PD dënon projektin e rilindjes për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

"Me porosi të Ramës u vu në jetë një puç kushtetues kundër drejtësisë së pavarur nga politika. 

PD mbështet një gjykatë kushtetuese funksionale dhe të pavarur, por kurrsesi kjo që ndodhi sot.  PD dënon projektin e Ramës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Rama përmes KED ka paracaktuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese", tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat