Ja sa vite burg rrezikon Agim Kajmaku

Shqipëria

Ja sa vite burg rrezikon Agim Kajmaku

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 16:56
Agim Kajmaku

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u shpall në kërkim ditën e sotme, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Lidhur me këtë ngjarje, e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, gazetarja Keti Banushi tregoi se sa vite burg rrezikon Kajmaku.

Banushi tha se ish-kryebashkiaku i Vorës, në kuadër të ligjit të drekriminalizimit rrezikon deri në 4 vite burg.

Keti Banushi: Agim Kajmaku ka pretenduar se ai nuk ka qenë në dijeni të faktit që Prokuroria dhe Gjykata greke kishin marrë procedimin ndaj tij, por rezultoi e kundërta. Në vitin 2019 ai ka marrë edhe pafajësi. Pavarësisht kësaj, fakti që nuk e ka deklaruar kjo përbën vepër penale. Pozita e Kajmakut është rënduar më shumë pasi ndaj tij, Prokuroria ka ngritur edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi ishte marrë vendimi për pezullimin e tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk dihet se çfarë vendimesh ka marrë Kajmaku, por kam mësuar që kanë lidhje me shkarkimin e dy nënkryetarëve të tij ditët e fundit dhe emërimin e shefit të kabinetit të tij, nën postin e zëvendës kryetarit.

Gazetari: Në bazë të ligjit të dekriminalizimit rrezikon burgun Agim Kajmaku?

Keti Banushi: Po patjetër! Agim Kajmaku rrezikon deri në 4 vite burg. Për ligjin e dekriminalizimit ka pasur edhe raste që janë dënuar. Kemi për dekriminalizimin dënimin për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, të cilit iu pezullua dënimi me shërbim prove. Është një vepër penale që dënohet me burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat