Opozita mbledh grupin e reformës zgjedhore, diskutohet numërimi elektronik

Shqipëria

Opozita mbledh grupin e reformës zgjedhore, diskutohet numërimi elektronik

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 17:59
Selia PD

Opozita vijon punën për të patur gati platformën dhe zgjidhjet ligjore lidhur me reformën zgjedhore, miratimi i së cilës është një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave.

Opozita ka propozuar edhe mekanizimin e posaçëm për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe konsensusin në miratimin e reformës zgjedhore.

Sot në orën 18.00, selia blu njofton se do të mblidhet Grupi i Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore, ku në rend dite do të jenë pikat e mëposhtme.

1.     Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numërimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus çështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim.

2.     Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familjre, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile.

3.     Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat