I përmend foton e Lleshajt me Alvinin/ Zv. Ministri i Brendshëm-gazetares: Mos bëj zhurmë

Shqipëria

I përmend foton e Lleshajt me Alvinin/ Zv. Ministri i Brendshëm-gazetares: Mos bëj zhurmë

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 22:51
Besfort Lamallari

Debate të forta u bënë në studion e Open në Top Channel kur po flitet për kthimin e Alvin Berishës.

Debati nisi kur gazetarja Fatjona Medini pyeti zv-ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari për rolin e ministrit Lleshaj në këtë operacion.

Lamallari tha se Ministri Lleshaj ka ndihmuar në kordinimin e operacionit për shpëtimin e Alvin Berishës sepse Alvin është shtetas shqiptar. Ka qenë një kordinim mes qeverisë italiane, Ambasadorit shqiptar në Liban, Gjysmës-Hënës së Kuqe Siriane dhe Kryqit të Kuq ndërkombëtar- tha Lamallari.

Kam përshtypjen se fotoja është përdorur për kredite politike- ndërhyri gazetarja Medini.

Jeni shumë të zotë për të bërë zhurmuesin, dhe nuk po bëni gazetari- iu kundërpërgjigj zv-ministri, gazetares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat