Manuele, shoku i klasës në Itali e pret Alvinin në shkollë, ja çfarë thotë ai

Shqipëria

Manuele, shoku i klasës në Itali e pret Alvinin në shkollë, ja çfarë thotë ai

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 23:42
Alvin Berisha me familjen

Manuele është djali italian me të cilin Alvin Berisha ka qenë në shkollë. Ai mezi e ka pritur kthimin e tij në shtëpi. Tregon se Alvin ishte djalë i mirë dhe luante me të. Përmes një interviste ekskluzive në “Open” në Top Channel, djali italian thotë se Alvin do rikthehet në shkollë. Ja intervista e plotë.

Eni Vasili: Ti ke qënë shok shkolle me Alvin?

Po

Eni Vasili: A të kujtohet Alvin, çfarë klase keni qënë bashkë?

Në kopsht dhe klasë të parë

Eni  Vasili: E kujton Alvinin?

Po, pak!

Eni Vasili: Si ishte, çfarë kujton?

Ishte i sjellshëm dhe luante me ne gjithmonë.

Eni Vasili: E dinit ju që ishte në Siri këto vite?

Po

Eni Vasili: Kush ju kish treguar këtë histori ?

Babai i Alvinit kish folur me prindërit tanë dhe ata me ne.

Eni Vasili: Ju erdhi keq që Alvini kish ikur?

Po

Eni Vasili: U gëzuat kur morët vesh që u kthye?

Po folëm edhe me mësuesen tonë të fillores, e cila kishte disa kujtime dhe tha që do t’ja çojmë

Eni Vasili: Do shkoni ta takoni?

Mendoj që po.

Eni Vasili: Ai do të kthehet në shkollë besoj

Mendoj që po!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat