Avioni me drogë në Divjakë, Kristjan Demçe ekstradohet nga Belgjika - Bota Sot
Avioni me drogë në Divjakë, Kristjan Demçe ekstradohet nga Belgjika

Shqipëria

Avioni me drogë në Divjakë, Kristjan Demçe ekstradohet nga Belgjika

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 09:29
Foto

Është ekstraduar nga Belgjika Kristjan Demçe, në lidhje me avionin që më 10 prill të 2014 u rrëzua në plazhin e Divjakës me 300 kg kanabis.

43-vjeçari banues në Lushnje ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

“Autoritetet policore belge pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare nëpërmjet Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit K. D., me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana,”-njofton policia.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Kristjan Demçen me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Demçe në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në vitin 2014, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugë ajrore nga Shqipëria në Itali, me avionin e shtetasit italian Giorgio Riformato.

Droga në Divjakë

Avioni i drejtuar nga shtetasi Riformato është gjetur i ulur në zonën e plazhit të Divjakës, me një rrotë të thyer, në pamundësi për t’u ngritur. 

Pranë avionit, nga ana e forcave të policisë janë gjetur disa çanta me 94 kilogramë lëndë narkotike canabis sattiva. 

Në vijim të veprimeve policore, u arrit të zbuloheshin edhe disa çanta të tjera, në një rrugë në afërsi të vendit ku gjendej avioni, në automjetin tip Mitsubishi të drejtuar prej Sajmir Bajramit. 

Nga ekspertiza e kryer mbi lëndën e gjetur në këto çanta rezultoi se ishte lëndë narkotike canabis me peshë 211.8 kg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat