U shpall i vdekur nga ish-deputetja e PD-së, banori i Astirit është shëndoshë e mirë!

Shqipëria

U shpall i vdekur nga ish-deputetja e PD-së, banori i Astirit është shëndoshë e mirë!

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 10:42
Mahmut Imallari

Vetëm disa minuta më parë, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri deklaroi se gjatë përplasjeve të mëngjesit të sotëm në zonën e Astirit mes një grupi banorësh dhe punonjësve të IKMT-së e efektivëve të policisë kishte mbetur i pajetë një person.

Pampuri shtoi se viktima, banor në Astir quhej Mahmut Imallari dhe se trupi i tij ndodhej në morg. Po kështu, ish-deputetja akuzoi spitalin e Traumës se po mbante të fshehtë ngjarjen.

Në të vërtetë, Mahmut Imallari ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Imallari është militant i Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat