Helmoi vjehrrën, 32 vite burg për Marjana Çmetën - Bota Sot
Helmoi vjehrrën, 32 vite burg për Marjana Çmetën

Shqipëria

Helmoi vjehrrën, 32 vite burg për Marjana Çmetën

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 12:58
Marjana Çmeta

Gjykata dënoi me 32 vjet burg Marjana Çmetën për helmimin e vjehrrës së saj

Marjana Çmeta helmoi dy vjet më parë vjehrrën e saj Lirie Lami.

Gjashtë ditë pas vrasjes se Lirije Lamit, Marjana Cmeta, asokohë 20 vjeçe shkoi në shtëpinë e Hysen Shehut, i njohur si hoxhë, për t’u rrëfyer tek ai për krimin. Ajo nuk e dinte se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin në familjen Lami.

Ishte nuse për djalë të vetëm Marjana Cmeta dhe me këtë argument e fejuan që 18 vjeçe me mblesëri. Pas një viti Marjana edhe studente për mësuesi, u kthye tek prindërit, atëherë kur në ditën e pestë në shtëpinë e të shoqit vajtohej vjehrra.

Në fakt, ky kthim ishte ndarja përfundimtare, pas dyshimeve të familjarëve të Liries se ajo nuk ishte vetëvrarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat