Erëra të forta në bregdet, pritet përkeqësim i motit. Drejtoria Detare apelon: Që të shmanget ndonjë e papritur… - Bota Sot
Erëra të forta në bregdet, pritet përkeqësim i motit. Drejtoria Detare apelon: Që të shmanget ndonjë e papritur…

Shqipëria

Erëra të forta në bregdet, pritet përkeqësim i motit. Drejtoria Detare apelon: Që të shmanget ndonjë e papritur…

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 15:14
Ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme Detare i bëri apel sot subjekteve që operojnë në fushen e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte, pasi në datat 12-13 nëntor moti do të përkeqësohet.

“Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje me shpejtësi deri në 40 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort. Zonat me mot më të përkeqësuar do jetë Kanali i Otrantos dhe Gjiu i Vlorës”, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Pritet që deri në mesnatën e ditës së mërkurë era dhe deti të kenë të njëjtin intensitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar. Pas mesnatës së ditës së mërkurë parashikohet një rënie graduale e forcës së erës dhe detit.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, shprehet Drejtoria e Përgjithshme Detare./ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat