Lumenjtë nën kontroll, por 7 qarqe të vendit rrezikohen nga përmbytjet

Shqipëria

Lumenjtë nën kontroll, por 7 qarqe të vendit rrezikohen nga përmbytjet

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 18:20
Ilustrim

Mos i largoni çadrat nga çanta sepse reshjet e shiut në vendin tonë nuk do të ndalen. Madje do të shoqërohen erëra të forta dhe me shtrëngata, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në qarqe.

Sipas IGJEUM, qarqet më të rrezikuara për përmbytje janë Durrësi, Elbasani, Berati, Korça, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra.

Ndërsa në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.

Basenet e lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjosë do të kenë rritje të prurjeve, por nuk do ti kalojnë kuotat e argjinaturave dhe nuk parashikohen dalje nga shtrati.

Sa i përket temperaturave, ato do të jenë:

në bregdet: 15 / 20 °C

në vendet e ulëta: 15 / 20 °C

në vendet malore: 9 / 15 °C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat