Eksperti rrugor kërkon Autoritet Mbikqyrës për aksidentet: Nuk ka shofer të mirë dhe shofer të keq - Bota Sot
Eksperti rrugor kërkon Autoritet Mbikqyrës për aksidentet: Nuk ka shofer të mirë dhe shofer të keq

Shqipëria

Eksperti rrugor kërkon Autoritet Mbikqyrës për aksidentet: Nuk ka shofer të mirë dhe shofer të keq

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 18:22
Gëzim Hoxha

Aksidentet rrugore po vijojnë që të vrasin më tepër qytetarë sesa krimi në rrugë. Shifrat janë të frikshme.

Eksperti rrugor, Gëzim Hoxha, i ftuar në Ora News thotë se zgjidhja e kësaj problematike kërkon ngritjen e një Autoriteti Mbikqyrës të Sigurisë Rrugore që do të merret me analizimin teknik të çdo rasti për të dalë në konkluzione dhe marrë më pas masat përkatëse për parandalimin.

Hoxha: Nuk ka lidhje me politikën aksidenti rrugor. Me këtë model kemi dështuar, duhet të fusim elementë të tjerë. Kjo kërkon një Autoritet të Mbikqyrjes së Sigurisë Rrugore që ti mbledhë këto raste, ti analizojë teknikisht, se juridikisht i analizon prokuroria. Çfarë pati kjo makinë që u spostua, si i ka gomat, çfarë gjendje teknike ka motori? 

Askush nuk i analizon këto dhe ky është një nga skandalet.Këtu janë turrur njerëz të rrugës dhe bëjnë ekspertiza dhe në fund nuk dilet në asnjë lloj konkluzioni. Përkundrazi u rëndon pozitën atyre që kanë humbur të afërmit e tyre se futet në këtë mes "kap ç'a të kapësh", janë të lidhur me prokurorë dhe gjyqtarë të caktuar dhe ndodh kjo hata e dytë që njerëzit vriten për herë të dytë.

Sipas Hoxhës, "nuk ka shofer të mirë dhe të keq".

Hoxha: Ka shofer të kujdesshëm dhe shofer të pakujdesshëm. Ata që janë të pakujdesshëm sjellin viktima. Aksidentin askush nuk e dëshiron.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat