Shengeni Ballkanik, Bregu: Çdo nismë për heqjen e barrierave në rajon të merret në konsideratë

Shqipëria

Shengeni Ballkanik, Bregu: Çdo nismë për heqjen e barrierave në rajon të merret në konsideratë

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 22:47
Majlinda Bregu

Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka vlerësuar idenë e Shengenit Ballkanik si një vendim pozitiv dhe një histori në zhvillim.

Ajo thotë se me anë të bashkëpunimit rajonal synohet integrimi i plotë i rajonit në Bashkimin Europian.

“Bashkëpunimi rajonal është një histori në zhvillim”, thotë Bregu e cila shton se, “kemi marrë shumë pyetje për takimin e Ohrit dhe dëshiroj të jem e qartë. RCC (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal) është e angazhuar tërësisht për bashkëpunimin rajonal, pasi për ne është një histori në zhvillim. Bashkëpunimi rajonal merr kuptim kur synimi final është integrimi në BE. Ne besojmë se çdo nismë për heqjen e barrierave në rajon, duhet të merret në konsideratë”.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 74% e popullsisë në Ballkanin Perëndimor është pro bashkëpunimit rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat