Era rrëzon shtyllat elektrike, mbeten pa energji disa fshatra në Vlorë, Gjirokastër e Elbasan

Shqipëria

Era rrëzon shtyllat elektrike, mbeten pa energji disa fshatra në Vlorë, Gjirokastër e Elbasan

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 08:46
Shqipëria është ‘pushtuar’ nga moti i keq

Shqipëria është ‘pushtuar’ nga moti i keq ditën e djeshme, ku nuk kanë munguar stuhitë e shiut e era e fortë.

Moti i keq ka shkaktuar problem të konsiderueshme në Vlorë, ku si pasojë janë dëmtuar disa shtylla elektrike duke nxjerrë jashtë përdorimit fidrin në Radhimë.

Si pasojë e këtij dëmi kanë mbetur pa energji elektrike zonat Dukat, Tragjas e Llogara. Po ashtu për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë aksi rrugor në Llogara ishte pakalueshëm për 5 orë si pasojë e rrëzimit të pemëve mbi rrugë.

Ndërkohë si pasojë e motit të keq, ka patur probleme në portin e Vlorës, ku raportohet se janë krijuar dallgë deri në dy metra.

Si pasojë Kapiteneria e Vlorës ka urdhëruar ndalimin e lundrimeve të gjitha mjeteve të peshkimit. Edhe në Sarandë janë pezulluar lundrime për shkak se në det janë krijuar dallgë që shkojnë deri në 6 ballë. Probleme janë shfaqur në Durrës ku janë, porti ka ndërprerë punën.

Probleme me energjinë elektrike ka si pasojë e këputjes së përcjellësve të rrymës ka patur edhe në qarkun e Gjirokastrës ku kanë mbetur 23 fshatra pa energji.

Po ashtu në Elbasan 22 fshatra janë pa drita për shkak të defekteve të shkaktuara nga era.

IGJEUM, njofton se për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në qarqet Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ka mundësi për përmbytje lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat