Rama fton qytetarët te “Skënderbej” më 16 dhe 17 nëntor, çfarë do të ndodhë në shesh

Shqipëria

Rama fton qytetarët te “Skënderbej” më 16 dhe 17 nëntor, çfarë do të ndodhë në shesh

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 08:52
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë me anë të një ftese drejtuar qytetarëve.

Në të ai i fton që në 16 dhe 17 nëntor të bashkohen në sheshin “Skënderbej”, ku do të mbahet takimi i madh për bujqësinë.

Ai bënë me dije se njerëzit që punojnë tokën do të jenë në shesh me produktet e tyre më të mira.

“Me ftesën për të mos humbur takimin e madh për Bujqësinë, me njerëzit që çdo ditë punojnë tokën e që në datat 16-17 Nëntor do të jenë në Sheshin Skënderbej me produktet e tyre më të mira shqip, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat