Fatjona Memçaj shpalos platformën për drejtimin e prokurorisë shqiptare

Shqipëria

Fatjona Memçaj shpalos platformën për drejtimin e prokurorisë shqiptare

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 12:39
Fatjona Memçaj

Kandidatja për kryeprokurore të Shqipërisë Fatjona Memçaj ka dhënë këtë të mërkurë intervistën e saj para Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke shprehur vullnetin e saj për të drejtuar organin e akuzës.

Memçaj shpalosi idetë dhe platformën e saj duke u shprehur se me ndryshimet e reja ligjore roli i kryeprokurorit po ashtu ka ndryshuar. Memçaj thotë se prokurorët kanë mbingarkesë në punë dhe se është bërë mjaft e nevojshme ngritja e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, institucioni i cili do të kontrollojë gjyqtarët dhe prokurorët.

Ibrahimi: Si e shikoni rolin e Prokurorisë së Përgjithshme pas Reformës në Drejtësi?

Memçaj: Në qoftë se ka komunikim asgjë nuk është e vështirë edhe me intitucionet e reja të reformës. Prokuroria e Përgjithshme ka detyrë të raportoj para KLP e parlamentit mbi aktivitetin që kryen.  Marrëdhëniet me KLP nuk janë formale por bashkëpunuese. Nuk di nëse prokurori i Përgjithshëm ka raportuar për gjendjen aktuale të prokurorive. Kemi prokurori me mbingarkesë pune. Nuk më pëlqen formalizimi, për të gjetur zgjidhje ka nevojë për debat.Prokurori i Përgjithshëm duhet të shkojë në parlament të flas për atë që ka realizuar, jo përse nuk u realizua. Për funksionimin e një prokurorie është i rëndësishëm buxheti. Shpresojmë që ILD të ngrihet deri në fundvit.

Kandidatja për Prokurore të Përgjitshme Fatjona Memçaj ka prezantuar para KLP eksperiecën e saj. Ajo tha se synon të vendosë autoritet që demontrojë atë që njerëzit presin.

“Nga Janari i vitit 2018 kam qenë në drejtorinë juridike në presidencë. Më pas kam qenë në kabinetin e Prokurorisë së Përgjithshme. Më pas me dekret të presidentit kam qenë prokurore në Prokurorinë e Apelit. Kam gradën Dr. shkencash. Kam 18 vite eksperiencë, kam dhënë mësim në Universitete private e publike, kam qenë anëtare e bordit të magjistraturës. Platforma ime është e ndërtuar mbi strategji e politika që duhet të ndiqen, përfshi burimet njerëzore e finaciare. Kërkohet autoritet lidership të demontsrojë atë që njerëzit presin, implementimin e Reformës në Drejtësi. Duhet të renditemi me dinjitet me të gjithë partnerët tanë në botë po ashtu në luftën kundër krimit”, tha Memçaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat