Ahmetaj kritikon ministren Denaj për buxhetin: Nuk keni parashikuar rritje pagash dhe bonus për pensionistët

Shqipëria

Ahmetaj kritikon ministren Denaj për buxhetin: Nuk keni parashikuar rritje pagash dhe bonus për pensionistët

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:15
Arben Ahmetaj

Gjatë diskutimit të buxhetit të vitit 2020 në komisionin e Ekonomisë, kryetari Arben Ahmetaj, u tregua kritik ndaj ministres së Financave, Anila Denaj.

Ai tha se ka bërë një kërkesë dhe do ia dërgojë me shkrim, se cilat janë politikat e reja sociale për vitin 2020.

Ahmetaj ndau bindjen se sipas gjykimit të tij nuk kanë asnjë politikë fiskale për vitin e ardhshëm.

“Nuk keni rritje pagash. Nuk keni parashikuar përsëri bonusin për pensionistët. Investimet publike për vitin 2020 janë në rënie krahasuar me 2018. Pse i parashikoni investimet publike në reduktim kur nevoja për investime është e lartë”, u shpreh Ahmetaj.

Ndër të tjera ai kërkoi që të rishikohet rrija ekonomike e vitit 2019, duke kërkuar që rritja ekonomike e gjashtë mujorit të parë të jetë 6%.

Sipas tij, Ministria e Infrastrukturës duhet të paguajë 6.2 miliardë lekë detyrime të prapambetura që ka dhe se Unaza e Tiranës merr pjesën më të madhe të buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa pjesa tjetër infrastrukturore nuk merr asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat