Fotoja me Obamën, Berisha sulmon Ramën: Në SHBA kërkohet burgosja e Edvinit

Shqipëria

Fotoja me Obamën, Berisha sulmon Ramën: Në SHBA kërkohet burgosja e Edvinit

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:47
Edi Rama dhe Presidentin Obama

Ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me pasardhësin e tij në qeveri, Edi Rama ka deklaruar se në SHBA kërkohet burgosja e Edvin Mafisë, pasi sipas tij mbi të rëndojnë 4 akuza të rënda.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha thekson se Rama ka shkelur ligjin elektoral amerikan që ndalon financimin e huaj për kandidatet dhe partitë ne fushate elektorale duke dhënë 80 mijë dollarë për foton që bëri me Presidentin Obama.

“Në SHBA kërkohet burgosja e Edvin Mafisë. Mbi të rëndojnë 4 akuza të rënda që në tërësi e dënojne me 12 vjet burg.

1-Ai ka shkelur ligjin elektoral amerikan që ndalonte financimin e huaj për kandidatët dhe partitë në fushatë eletorale duke financuar me 80 mijë dollarë foton që bëri me Presidentin Obama.

2-Ai akuzohet për mashtrim në rrethana që e rëndojnë shumë. Kjo sepse për tu futur tek presidenti Obama ai është paraqitur si bashkshortja e Bilalit ndërkohë që Bilali ishte i martuar dhe me fëmijë.

3-Edvin Mafia dënohet si fallsifikator sepse për të shkuar në drekën e Presidentit ai ka prodhuar dokumenta fallco martesore të gjendjes civile si bashkshorte e Bilalit ndërkohe vet kishte bërë dasmën dhe ishte martuar me zonjen Xhillari.

4-Dënohet për larje parash pasi fondi prej 80000 dollarë që i ka dorëzuar avokatit vjen nga para të pista.

Për të gjitha këto në ShBA janë dënuar me 4-6 vjet deri tani dhe kanë bërë burg Bilali, Avokati grek Argeros eëhtë në birucë”, shkruan Berisha.

Më tej ai thekson se arrestimin e Ramës e ka kërkuar edhe gazetarja e Fox Neës, rrjetit televiziv me te madh ne SHBA, Sara Carter.

“Gazetarja e mirënjohur e rrjetit televiziv më të madh në SHBA, Sara Carter kërkon burgosjen e kryeministrit shqiptar. Ndërkohë thuhet se pas dënimit të Argeros dhe denoncimit të Edvin Mafisë nga avokati i Argeros është vënë në hetim dhe ndjekje penale të Edvin Mafisë”, shton ai.

Kujtojmë se gazetarja e gjigandit amerikan, Fox Neës, Sara Carter iu rikthye çështjes së fotos Rama-Obama. Përmes një postimi në Tëitter ajo ngrinte pyetjen: “Pse nuk është në burg kryeministri shqiptar?”, duke shtuar se një shtetas amerikan është në burg tashmë për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat