Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ndodhet në SHBA ku po vijon një vizitë prej disa ditësh.
Ajo është takuar sot në Uashington me David Kostelancik, Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit me të cilin ka folur edhe për krizën në Shqipëri dhe zgjidhjen e saj.
“Me David Kostelancik, Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Shkëmbyem mendime për zgjidhjen e krizës. ??”, shkruan Ktyemadhi në “Facebook”.