Dekretimi i Xhaferllarit, Spiropali nuk është dakord me Metën

Shqipëria

Dekretimi i Xhaferllarit, Spiropali nuk është dakord me Metën

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 17:51
Ilir Meta, Elisa Spiropali

Mazhoranaca ka reaguar përmes ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali për dekretimin e Marsida Xhaferllarit, anëtare të Gjykatës Kushtetuese, nga Presidenti Ilir Meta.

Reagimin e saj, Spiropali e bëri në një postim në rrjetin social, facebook.

“Edhe njëherë Ilir Meta iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian, duke dekretuar kundër ligjit dhe kundër qëndrimit të tyre, me zero legjitimitet kushtetues e ligjor, një gjykatëse mbrapa liste.

Edhe njëherë kundërvënia brutale e Ilir Metës ndaj prioritetit themelor të vendit, drejtësisë, na bën të ndjehemi keq për Presidentin e Republikës. Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se Reforma në Drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh Frika nga Drejtesia”, shkruan Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat