Korçë, nisin hetimet për vdekjen e 58 vjeçarit në spital

Shqipëria

Korçë, nisin hetimet për vdekjen e 58 vjeçarit në spital

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 20:44
Foto

Prokuroria ka nisur hetimet për mjekun që akuzohet për neglizhencë të detyrës nga familjarët e 58-vjeçarit nga Pojani.

Shtetasi me iniciale T.K., baba i dy fëmijëve që ndërroi jetë në spitalin e Korçës ku po trajtohej prej dy ditësh.

"Mjeku V.K., 47 vjeç po hetohet për veprën penale "Neglizhencë në trajtimin mjekësor". Familjarët pretendojnë se 47-vjecari ndërroi jetë në datën 13 nëntor 2019 si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm të mjekëve", njofton policia.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës kartelat mjekësore të 57 vjeçarit, deklarimet e familjarëve të tij dhe të mjekëve të Spitalit, si edhe vendimet e ekspertimit mjeko ligjor pranë IML-Tiranë, ku pritet përgjigjja për përcaktimin e shkakut të vdekjes të shtetasit T.K.

Materialet e para i kaluan Prokurorisë të Rrethit për veprime të mëtejshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat