Meta me dorën mbi Kushtetutë: Do jem President deri më 24 korrik 2022

Shqipëria

Meta me dorën mbi Kushtetutë: Do jem President deri më 24 korrik 2022

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 23:07
Pamje nga takimi

Edhe pse akuzoi mazhorancën se ka kapur në mënyrë mafioze Gjykatën Kushtetuese duke keqpërdorur kryetarin e KED, Ilir Meta dha edhe njëherë garancinë se do të jetë në krye të institucionit të Presidentit deri më 24 korrik 2022, kohë kur i mbaron mandati.

Pyetje: Zoti president ju thatë se mazhoranca në mënyrë mafioze ka kapur Gjykatën Kushtetuese. Në këto kushte, a vazhdoni ju të keni sigurinë se do të qëndroni në zyrën e Kreut të Shtetit deri më 24 korrik të 2022?

Meta: Asnjë dyshim. Deri në 24 korrik 2022 në krye të institucionit të Presidentit me dorën mbi Kushtetutë. Asnjë dyshim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat