Gjyqi me Ramën, Rakipi: Kryeministri kërkon ti mbyllë gojën njerëzve, është i paprekshëm

Shqipëria

Gjyqi me Ramën, Rakipi: Kryeministri kërkon ti mbyllë gojën njerëzve, është i paprekshëm

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 10:08
Ylli Rakipi

Gazetari, Ylli Rakipi është paraqitur në gjykatë për gjyqin e tij me kryeministrin Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat tha se ky është një gjyq për agjitacion propagandë. Rakipi u shpreh se Rama kërkon të dënojë gazetarët dhe njerëz të tjerë publik e të politikës.

Ylli Rakipi: “Është një gjyq për agjitacion propagandë. Kryeministri i vendit kërkon të dënojë jo vetëm mua por shumë gazetarët të tjerë, njerëz të tjerë publik të politikës, po përpiqet të penalizojë vendin e vetëm, arsyeja është sepse është njeri i paprekshëm, nuk duhet ti thuash as mendimin që ke për të. Rama kërkon ti mbyllë gojën njerëzve."

Rakipi ka ngritur një kundërpadi ndaj kryeministrit Edi Rama për prishje imazhi dhe ofendim të gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat