George Frendo thirrje politikës: Dialogoni me njëri-tjetrin. Martirët e kanë larë Shqipërinë me gjak

Shqipëria

George Frendo thirrje politikës: Dialogoni me njëri-tjetrin. Martirët e kanë larë Shqipërinë me gjak

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 10:41
George Frendo

Nga Shkodra kryetari i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë, George Frendo i bëri apel politikës për bashkëpunim. Këtë deklaratë ai e bëri pasi mori pjesë në një shfaqje në teatrin “Migjeni” kushtuar martires Marie Tuci.

“Palët politike duhet të jenë të gatshme të dëgjojnë njëri-tjetrin. Vendimi për mos hapjen e negociatave nuk na ka pëlqyer as ne, por ta marrim në aspektin pozitiv dhe te na shërbejë për të bërë një Shqipëri më të drejtë.

Martirët e kanë larë Shqipërinë me gjakun e tyre dhe bota ka nevojë për dëshmi të forta si ajo e të Lumes Maria Tuci. Politika në Shqipëri duhet të kërkoje falje për krimet e komunizmit si dhe krimet e komunizmit në Shqipëri duhet të dënohen me ligj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat