KLP shpall listën për Kryeprokurorin e ri, Olsian Çela renditet i pari

Shqipëria

KLP shpall listën për Kryeprokurorin e ri, Olsian Çela renditet i pari

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 11:38
Kandidatet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli sot pikëzimin e tri kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Sipas burimeve për Ora News, Olsian Çela është vendosur i pari në listë, Arta Marku vjen e dyta ndërsa Fatjona Memçaj e treta.

Një ditë më parë Këshilli intervistoi në seanca të ndara të tre kandidatët.

Ata paraqiten platformat e tyre dhe më pas iu përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të KLP për çështje të ndryshme për menaxhimin e punës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kandidatët u pyetën edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë.

Lista me renditjen e kandidatëve do ti dërgohet për votim Kuvendit.

Në rast se asnjë kandidat nuk merr 84 vota, atëherë automatikisht Prokuror i Përgjithshëm do të zgjidhet ai që është renditur i pari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat