Betimi i Arta Vorpsit, Presidenca: Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja - Bota Sot
Betimi i Arta Vorpsit, Presidenca: Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja

Shqipëria

Betimi i Arta Vorpsit, Presidenca: Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 11:40
Presidenca

Presidenca reagon lidhur me betimin e Arta Vorpsit tek noterja si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

“Të dashur gazetarë, Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t'ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.
Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët” shkruan zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi në një postim në facebook.

Një dokument në media i firmosur nga Arta Vorpsi tregon se ajo është betuar tek noterja Miranda Xhemalçe si anëtare e Gykatës Kushtetuese, duke shmangur kështu Presidentin e Republikës.

"Me dorë mbi Kushtetutë, Arta Vorpsi betohet: "Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t'i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë" - shkruhet ne dokument .

Në deklaratën e betimit shkruhet se ky dokument i dorëzohet institucioneve kushtetuese, Presidentit, KED dhe Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë sipas Nenit 129, Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat