Gara për Kryeprokuror, ja kush kryeson me pikë

Shqipëria

Gara për Kryeprokuror, ja kush kryeson me pikë

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 12:05
Foto

Ka nisur mbledhja e KLP, ndërkohë që është bërë edhe renditja e kandidatëve për kryeprokuror u i pari është Olsian Çela me 459 pikë.

Kreu Gent Ibrahimi tha se “procesi përmbledh të gjitha vlerat e reformës në drejtësi. Kushtetuta parashikon që KLP ka fjalën e parë në procesin e rëndësishëm. Ne i çojmë kuvendit një list me 3 kandidatët për profesionalizmin, integritetin dhe pozicionin karshi kolegëve dhe publikut. Ka qenë një proces i zgjatur por që nuk varet vetëm nga këshilli jonë. Sot do të ndajmë rezultatet e punës sonë përzgjedhëse”.

Ibrahimi tha më tej se: “Jemi kujdesur të jemi sa më transparent me publikun për mënyren se si përzgjidhen dhe emërohen kandidatët. Sot bëmë pikëzimin sipas rregullores që parashikon vlerësimini sipas 4 kritereve lidhur me aftësitë profesionale, integritetin personal dhe aftësitë drejtuese dhe kriteret shtesë që i jep këshillit mundësinë të krijojë disa nuanca.”

Lista e KLP do i dërgohet Kuvendit për votim Kuvendit i cili nëse në 30 ditët e ardhshme do të dështojë në zgjedhjen me 83 vota të kryeprokurorit, në detyrë do të emërohet nga këshilli, kandidati i parë i renditur në këtë listë.

Vendimi për renditjen e kandidatëve

459 Olsian ÇELA
406 Arta Marku
362 Fatjona Memçaj

Vendimi është miratuar me 11 vota pro dhe hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Këshillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat