Kuvendi nesër seancë të jashtëzakonshme për Marsida Xhaferllarin

Shqipëria

Kuvendi nesër seancë të jashtëzakonshme për Marsida Xhaferllarin

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 12:25
Marsida Xhaferllari

Ditën e nesërme Kuvendit do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme plenare për Marsida Xhaferllarin, e cila një ditë më parë u dekretua nga Presidenti Ilir Meta për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Seanca do të zhvillohet në orën 10:00.

Me Marsida Xhaferllarin dhe Arta Vorpsin për të njëjtën vakancë, Gjykata Kushtetuese shkon në 5 anëtarë. 

Elsa Toska dhe Fiona Papjorgji të zgjedhur nga Parlamenti janë pritje të thirrjes së Presidentit për të bërë betimin dhe për të nisur zyrtarisht punën si gjyqtarë në Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat