Betimi i Arta Vorpsit tek noterja, Bardhi: Akt partiak që provon se nuk është garante e Kushtetutës

Shqipëria

Betimi i Arta Vorpsit tek noterja, Bardhi: Akt partiak që provon se nuk është garante e Kushtetutës

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 12:26
Gazment Bardhi

Seketari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas betimit të Arta Vorpsit në zyrën e noteres. Sipas Bardhit, ai është një akt partiak që provon se Vorpsi nuk mund të jetë as ligjërisht dhe as moralisht garante e Kushtetutës.

Reagimi i Gazment Bardhi

“Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore.”

Me aktin partiak noterial kandidatja e përdorur nga Edi Rama provon se nuk mund të jetë as ligjërisht dhe as moralisht garante e Kushtetutës.

Betimi tek noteri i kandidates së vetëshpallur si anëtare e Gjykatës Kushtetutese e kthen Shqipërinë në kohët më të errëta të diktaturës komuniste, kur gjithçka dhe kushdo varej nga vullneti i partisë, jo shteti i së drejtës.

Me aktin partiak noterial kandidatja e përdorur nga Edi Rama provon se nuk mund të jetë as ligjërisht dhe as moralisht garante e Kushtetutës.

Neni 129 i Kushtetutës është i qartë: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.”

Tek noteri mund të bësh edhe “njësimin me origjinalit” të Ardian Dvoranit me Edi Ramën, por kjo nuk të mundëson ligjërisht ushtrimin e detyrës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

 Të jem i sinqertë, Arta Vorpsin e njoh dhe, në vlerësimin tim profesional, nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutën. Prandaj, kushdo që e ka detyruar të bëjë këtë veprim, thjesht e ka dëmtuar përpara opinionit publik, duke i vënë etiketën e Arta Markut, si ushtare e këtij pushteti, kundër shtetit të së drejtës.

Me këtë skenar për shkeljen skandaloze të Kushtetutës, në vend që të përmbushë kushtet gjermane për standardet europiane të drejtësisë së pavarur, Edi Rama po zbaton parimin nazist “Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat