Përplasjet për Gjykatën Kushtetuese, Basha: Grusht institucional, duan të kenë një kukull të regjimit

Shqipëria

Përplasjet për Gjykatën Kushtetuese, Basha: Grusht institucional, duan të kenë një kukull të regjimit

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 12:30
Lulzim Basha

Në një takim me operatorët turistikë në Sarandë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ceku edhe çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Edi Rama ka vetëm një qëllim, ose ta kapë ose ta bllokojë reformën në drejtësi. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese, është grusht institucional. Një Gjykatë e kapur, një drejtësi e kapur i shërben qeverisë dhe një grushti oligarkësh dhe jo ju.  Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër institucional, është një grusht kushtetues. Në vend që të kemi Gjykatën Kushtetuese, ata t. Për këtë qeveri është jetike ta ndalë ose ta bllokojë, ose ta kapë reformën në drejtësi. Këta nuk duan reformë në drejtësi, këta nuk duan SPAK, sepse SPAK i pavarur nga politika me prokurorë të pavarur, që nuk falen natën në Surrel, është kërcënimi më i madh për aferat korruptive të kësaj qeverie.”

Më tej shtoi:

“Këta nuk duan Gjykatë Kushtetuese, o ta bllokojnë o ta kapin. Kjo është alternativa e Edi Ramës për Gjykatën Kushtetuese, sepse një Gjykatë Kushtetuese që nuk falet natën në Surrel, një gjykatë Kushtetuese që nuk behet tenderim me përcaktim nga Ardian Dvorani do të vendosë në mënyrë të pavarur dhe do tregojë atë që treguar ju që 30 qershori është një proces fals. Të gjitha i kanë kapur, por duan ti çimentojnë këta. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër Kushtetues, i cili ka për qëllim që ndalon qytetarët që të kenë Gjykatën Kushtetuese që  presin prej 3 vitesh, do kemi një kukull të regjimit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat