Kume: Arta Vorpsi u betua para vetes së saj, s'ka efekt juridik

Shqipëria

Kume: Arta Vorpsi u betua para vetes së saj, s'ka efekt juridik

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 12:59
Kristaq Kume

Konstitucionalisti Kristaq Kume thotë se betimi i Arta Vorpsit para noteres nuk ka asnjë efekt juridik. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Kume sqaron se noterja vetëm sa ka verifikuar deklaratën e zonjës Vorpsi.

Kristaq Kume: Praktikisht në gjykimin tim ajo është betuar para vetes së saj. Sepse netori vetëm ka noterizuar firmën e zonjës Vorpsi. Nuk mund të bëjë më tepër. Pra zonja ka shkuar tek noteri ka bërë një deklaratë që trajton çështjen dhe në bazë të deklaratës i thotë publikut se në detyrën e ngarkuar do zbatoj detyrën. Është një detyrë që mund ta bësh kushdo dhe mund ta bëjë kudo.  Noterja vetëm ka verifikuar dhe thotë po këtë deklarate e ka bërë filanka.

Legjislacioni shqiptar thotë Kume e thotë qartë që betimi i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet tek Presidenti.

Kristaq Kume: Kjo nuk sjell asnjë pasojë juridike përballë procesit kushtetues që do zhvillohet. Në bazë të legjislacionit tonë është e shkuar se betimi bëhet para presidentit të republikës. Ajo që ka bërë zonja Vorpsi është një deklaratë që nuk prodhon asnjë efekt juridik. Mbase mund të lexohet si një argument për mënyrën e sjelljes së zonjës Vorpsi ballë për ballë legjislacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat